Wednesday, 13. May 2026
Sport

Botërori 2026/ FIFA u jep më shumë fuqi arbitrave, masa më të ashpra për mbajtjet në zonë

GS 13/05/2026 2 Min. Lesezeit

FIFA po vlerëson një rritje të fuqisë së arbitrave në fushë, në prag të Botërorit. Qëllimi është për të reduktuar mbajtjet mes lojtarëve dhe rrëmujat në zonën e rreptësisë, kur topi nuk është futur ende në lojë.

Pra, kërkohet më shumë rregull në situatat më kaotike, me një linjë të ashpër që u është komunikuar trajnerëve të 48 kombëtareve pjesëmarrëse. Sipas britanikes “The Times”, përgjegjësit e arbitrave po diskutojnë edhe mundësinë për të ndëshkuar në mënyrë më të ashpër skuadrat që veprojnë në bllok dhe mbajnë kundërshtarin në rastet e goditjeve të këndit dhe të dënimit.

Mes hipotezave është edhe ajo e akordimit të një goditjeje dënimi në favor të skuadrës që sulmon, kur një korne pengohet nga një faull preventiv.

“International Football Association Board” (IFAB), organi që merret me modifikimin e rregulloreve, do ta shohë me kujdes këtë çështje, por nuk mund të bëjë ndryshime para turneut.

FIFA në anën tjetër mund të ndërhyjë në kohë për të evituar faktin që faza finale e Botërorit të kushtëzohet nga episode kontroverse.

Trajnerët janë qartësuar mbi interpretimin që do të bëjnë arbitrat: tolerancë e reduktuar ndaj bllokimit të portierit dhe vendime më të ashpra në rastet e rrëmujave gjatë goditjeve standarde.

Teilen: