Emocione, gola dhe rivalitet sportiv kanë shoqëruar ndeshjet e Turneut të Përfaqësueseve Rajonale për djem të datëlindjes 2013, të organizuar nga Federata e Futbollit në kuadër të programit të zhvillimit të futbollit të moshave.
Në Kompleksin Sportiv në Kamëz u zhvilluan takimet mes përfaqësueseve rajonale të Tiranës, Shkodrës, Lezhës dhe Korçës. Tirana dominoi grupin duke marrë tri fitore në po aq ndeshje, ndërsa Korça siguroi vendin e dytë dhe kalimin në fazën finale.
Rezultatet:
Tirana-Shkodra 3-1
Lezha-Korça 2-2
Tirana-Korça 3-1
Lezha-Shkodra 2-3
Tirana-Lezha 6-0
Shkodra-Korça 1-2
Në terrenet sportive të FK Apolonia në Fier u zhvilluan ndeshjet e fazës çerekfinale mes ekipeve të Fierit, Durrësit, Elbasanit dhe Gjirokastrës. Pas ndeshjeve të luajtura, Elbasani dhe Durrësi siguruan kualifikimin për në fazën finale.
Rezultatet:
Fieri-Gjirokastra 6-1
Durrësi-Elbasani 1-2
Fieri-Durrësi 1-2
Gjirokastra-Elbasani 1-3
Elbasani-Fieri 2-1
Durrësi-Gjirokastra 6-0
Turneu Rajonal mbetet një nga aktivitetet më të rëndësishme për evidentimin e talenteve të reja, duke krijuar hapësira zhvillimi dhe konkurrimi për futbollistët e vegjël nga të gjitha rajonet e vendit.