Wednesday, 13. May 2026
Sport

Merkato/ Gordon dhe Bayern edhe më pranë marrëveshjes, Newcastle “pengesa” e fundit

GS 13/05/2026 1 Min. Lesezeit

Anthony Gordon pritet që të jetë goditja e radhës e FC Bayern në merkaton e kësaj vere. Sulmuesi anglez thuhet se është dakord që të transferohet në Mynih ku pritet që të luajë për rekordmenët e Gjermanisë.

Sipas medieve gjermane dhe atyre angleze “pengesa” e fundit në këtë tratativë është Newcastle. Klubi anglez kërkon 85 milionë euro për shërbimet e 25-vjeçarit, i cili ka bindur edhe bordin e Bayern-it, i cili nga ana tjetër nuk do të pagunate kurrë shifrën e lartpërmendur.

Sipas raportimeeve në mediet gjermane drejtuesit e Bayern-it janë të bindur në cilësitë e lojtarit dhe i kanë dhënë përparësi maksimale transferimit të tij në “Allianz Arena”. A.V.

Teilen: