Michael Carrick pritet t’i rekomandohet Jim Ratcliffet si trajner i rregullt i Manchester Unitedit.
Rekomandimin e Carrickut pritet ta bëjnë drejtuesit e lartë të klubit.
Ish-mesfushori i Unitedit, 44-vjeçari Carrick, është vlerësuar favorit për ta drejtuar skuadrën që kur siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Ai është aktualisht i angazhuar si trajner i përkohshëm, deri në fund të edicionit.
Unitedi planifikonte që në fund të edicionit të caktonte pasardhësin e trajnerit të shkarkuar në janar, Ruben Amorim.
Por drejtori ekzekutiv i jashtëm, Omar Berrada dhe drejtori i futbollit, Jason Wilcox kanë arritur në përfundim se Carrick është njeriu i duhur për këtë punë dhe këtë javë do t’i tregojnë Ratcliffet për zgjedhjen e tyre.
Ratcliffe është vendimtar tek Unitedi, pasi mori kontrollin e operacioneve të futbollit dhe nisi një riorganizim masiv për ta kthyer klubin në krye të futbollit anglez. Ai bleu 27,7 për qind të aksioneve në vitin 2024.
Nëse Ratcliffe pajtohet për zgjedhjen, klubi do të nisë negociatat me Carrickun. Ai ka fituar 10 prej 15 ndeshjeve në krye të Unitedit. Asnjë skuadër e Premier Leagues nuk mblodhi më shumë pikë se Unitedi, prej se Carrick u zgjodh trajner i përkohshëm.