Wednesday, 13. May 2026
Futboll

🔥 9 lojtarët që nuk e kanë vendin të sigurt te Real Madrid, nëse trajneri i ri do të jetë Jose Mourinho

GS 13/05/2026 1 Min. Lesezeit

Jose Mourinho është drejt rikthimit te Real Madrid si trajneri i ri, pasi Alvaro Arbeloa do të largohet në fund të këtij sezoni. Me rikthimin e “The Special One” pritet të ketë ndryshime të shumta te Real Madrid.

Sipas ABC Deportes janë të paktën 9 lojtarë që nuk e kanë vendin të sigurt me Mourinho-n trajner. Lista e emrave thuhet se përfshin David Alaba, Dani Carvajal, Eduardo Camavinga, Andriy Lunin, Dani Ceballos, Fran Garcia, Raal Asencio, Gonzalo Garcia dhe Franco Mastantuono, i cili aktualisht është i përfolur për një transferim huazimi.

Lojtarëve të tillë si Carvajal dhe Alaba iu mbaron kontrata dhe do të largohen si lojtarë të lirë. Duke qenë se “Los Blancos” pritet të bëjnë përforcime të shumta, më parë është e nevojshme të largohen disa lojtarë, për të krijuar hapësirën e nevojshme në ekip.

Teilen: