Wednesday, 13. May 2026
Sport

“Besuam që nga fillimi”. Naser Aliji nuk e fsheh gëzimin: Jemi shumë të lumtur

GS 13/05/2026 1 Min. Lesezeit

Naser Aliji nuk e fsheh gëzimin për fitimin e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2025/2026, ndërsa Dinamo e tij mposhti në finale Egnatan me rezultatin 3-2.

Në një lidhje direkte për emisionin “Super Gol” në RTSH, qendërmbrojtësi i bluve u shpreh: “Një ndeshje shumë emocionuese. Jemi shumë të lumtur që e fituam, besuam që nga fillim që do e fitonim dhe kështu ndodhi.

“Një trofe që e kemi kërkuar. Kampionati? Nuk jemi të kënaqur. Do japim maksimumin në Final Four, do kërkojmë të fitojmë të gjitha ndeshjet, më pas të shikojmë”.

Teilen: