Trepça e ka fituar edhe një tjetër ndeshje të serisë finale plejofit të elitës së basketbollit kosovar ndaj Bashkimit.
Trepça e Bashkimi shfaqën basketboll të nivelit të lartë edhe në ndeshjen e dytë të serisë finale. Dhe rezultati është dëshmi për këtë.
Trepça fitoi me rezultatin 93:83 para tifozëve të vet të zjarrtë, të cilët ishin në numër të madh në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Tani Trepça ka epërsi 2:0 në serinë finale të plejofit, ndërsa tani ndeshjet barten në Prizren, përkatësisht në palestrën “Sezai Surroi”.
Ndeshja e parë u mbyll me rezultatin 94:79, ndërsa dueli i tretë i finales luhet të dielën nga ora 19:30.
Teilen: