Thursday, 14. May 2026
Futboll

FIFA forcon programin antidoping, kontrolle para dhe gjatë Botërorit për të gjithë

GS 14/05/2026 1 Min. Lesezeit

FIFA ka njoftuar forcim të paprecedentë të programit antidoping në prag të Botërorit 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik. Qëllimi është të garantohet një garë e drejtë dhe e pastër, me kontrolle më të gjera dhe të koordinuara.

Sipas njoftimit, Agjencitë Kombëtare Antidoping të vendeve pritëse do të kryejnë kontrolle jashtë garës për lojtarët e kombëtareve të kualifikuara para turneut. Gjatë kompeticionit, sistemi do të intensifikohet më tej, me teste si në ditët e ndeshjeve, ashtu edhe në stërvitje, në të gjitha stadiumet dhe qytetet organizuese.

Procesi do të ndjekë rregulloren antidoping të FIFA-s, Kodin Botëror Antidoping dhe standardet ndërkombëtare. Emilio García Silvero theksoi se “eventet e mëdha ndërkombëtare kërkojnë bashkëpunim të fortë”, ndërsa Jeremy Luke nënvizoi se “mbrojtja e integritetit të sportit kërkon punë të koordinuar”.

Teilen: