“Irani në Botëror përfaqëson popullin, luftëtarët, udhëheqjen tonë supreme dhe kombin”. Teherani e ka përshëndetur kështu dje në mbrëmje kombëtaren e futbollit, që po bëhet gati të udhëtojë drejt SHBA-ve për Kupën e Botës.
Grumbullimi i Iranit është menduar të bëhet në Tucson, kurse tri ndeshjet në grup do të zhvillohen në Los Angeles dhe Seattle. Mbeten ndërkohë dyshimet mbi politikën e pranimit që do të ndjekin autoritetet amerikane. Presidenti i federatës iraniane, Mehdi Taj, është ktheyr në kufi nga Kanadaja, pak orë para kongresit të FIFA.
Taj ishte i pranishëm bashkë me skuadrën e veshur me ngjyrat e kuqe dhe të zeza, trajnerin Amir Ghalenoei, mes turmës antuziaste në sheshin Enghelab, në qendër të Teheranit. “Irani është kombëtarja jonë e futbollit në kohë lufte, – ka theksuar Taj. – Do të jetë një shtyllë e autoritetit dhe rezistencës”.
Gjatë ceremonisë, të pranishmit kanë valvitur flamuj dhe kanë kënduar kore e slogane. Disa mbanin në duar pankarta me imazhin e Ali Khamenei, i vrarë gjatë sulmeve izraelito-amerikane kundër Iranit. “Për gjakun e martirëve, këndoni himnin kombëtar me vendosmëri dhe pa hezitim”, – shkruhej në një pankartë.