Thursday, 14. May 2026
Sport

Superliga, xhiro luhet të dielën

GS 14/05/2026 1 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të enjten ka publikuar orarin e ndeshjeve të xhiros së 34-të në Superligën e Kosovës.

Në orarin e publikuar në sajtin zyrtar të FFK-së, bëhet e ditur se të gjitha, pesë ndeshjet e kësaj xhiroje do të luhen në ditën e njëjtë dhe do të startojnë në orën e njëjtë.

Pra, kjo xhiro do të zhvillohet të dielën, ndërsa ndeshjet do të fillojnë nga ora 16:00.

Të gjitha ndeshjet pritet të jenë interesante, duke pasur parasysh se vazhdon gara për mbijetesë kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të sezonit.

Malisheva – Drenica, Dukagjini – Drita, Prishtina – Ferizaj, Gjilani – Llapi dhe Ballkani – Prishtina e Re, janë çiftet e xhiros së 34-të në elitën e futbollit kosovar.

Teilen: