Thursday, 14. May 2026
Sport

Selektori Ostlund mban grumbullim me hendbollistët e rinj

GS 14/05/2026 1 Min. Lesezeit

Përzgjedhësi Jesper Ostlund dhe shtabi teknik i Kombëtares A të hendbollit, këtë javë kanë planifikuar grumbullim me lojtarët e rinj, të cilët janë kandidatë për vend në ekipet e moshave në Kombëtaren e Kosovës.

Në këtë grumbullim do të marrin pjesë rreth 25-30 hendbollistë të rinj, thuajse të gjithë anëtarë të klubeve të Kosovës, ku grumbullimi, përkatësisht kampi do të mbahet në Prishtinë, me fokus në punën e aspektit fizik.

Selektori Ostlund do të udhëheqë punën me lojtarët e rinj, kurse takimi i lojtarëve bëhet të enjten në mesditë në Hotel International Prishtina.
Ky kamp do të përfundoj më 17 maj.

Teilen: