Tirana pret këtë muaj një event mjaft prestigjioz në futboll. Kampionatit Europian të Socca-s, do të zhvillohet në Shqipëri nga 20 maji deri më 24 maj 2026, ku sigurisht edhe Kombëtarja jonë do të marrë pjesë si organizatore.
Së fundmi, është publikuar edhe lista e lojtarëve që do të jenë pjesë e Kombëtares shqiptare Socca për këtë kompeticion. Bie në sy emri i Jahmir Hykës, ish-futbollistit të Kombëtares kuqezi.
Gjithashtu, një tjetër emër interesant, është ai i Mentor Mazrekajt. Ky i fundit ka një të shkuar në Superiore, ku kulmin e kaloi me fanellën e Partizanit, duke bërë që edhe tifozët e kuq të “dashuroheshin” pas tij.
Më poshtë do të njiheni me listën e plotë të të gjithë lojtarëve që do të provojnë të shkojnë sa më larg në Europianin e Socca-s.