Disa incidente ndodhën të enjten pasdite gjatë finales së Kupës së Belgjikës ndërmjet Union SG dhe Anderlechtit.
Finalja nuk nisi me kohë për shkak të tymit të madh nga fishekzjarrët e ndezur nga tifozët e Anderlechtit.
Gjatë ndeshjes ndodhën disa incidente të tjera, shkruan mediumi belg “Le Soir”.
“Një tifoz i Anderlechtit u pa duke i vënë flakën një flamuri britanik. Për fat të mirë, zjarrfikësit arritën të ndërhynin shpejtë. Menjëherë pas pushimit, tymi i dendur pengoi rifillimin e ndeshjes me kohë. Tifozët po ashtu shkatërruan edhe shumë ulëse të stadiumi”, shkruan mediumi belg.
Kupën e fitoi Union SG pas vazhdimeve me rezultat 3:1.
Tek Union SG paraqitet Besfort Zeneli.
Teilen: