Thursday, 14. May 2026
Futboll

Ylli i PL do të jetë transferimi i parë “big” nëse Mourinho do të marrë drejtimin e Real Madridit

GS 14/05/2026 1 Min. Lesezeit

Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare, mediet spanjolle dhe jo vetëm e quajnë fakt të kryer rikthimin e Jose Mourinho në krye të Real Madridit, madje kanë filluar të zbulojnë dhe lëvizjet e para që mund të bëjë “The Special One” në merkato.

Sipas këtyre raportimeve, emri i parë në listë është ai mesfushorit të Manchester City, Rodrit, i cili edhe më parë është përfolur për një transferim të mundshëm te Real Madrid.

Mourinho e sheh Rodri-n si pikën kyçe për mesfushën e tij, duke ditur aspektiv difensiv të spanjollit, gjë që trajneri portugez e vlerëson shumë. Rodri hyn në vitin e fundit të kontratës me Man. City-n, e cila skadon në qershor të vitit 2027. Deri tani është folur për një rinovim të ri, por që ende nuk ka ardhur, duke shtuar gjithmonë e më shumë zërat për një largim të mesfushorit në fund të këtij sezoni.

Teilen: