Thursday, 14. May 2026
Sport

Infantino uron FFK-në për 10-vjetorin në FIFA: Futbolli në Kosovë ka vazhduar të rritet dhe të frymëzojë shumë lojtarë të rinj dhe tifozë

GS 14/05/2026 2 Min. Lesezeit

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka uruar Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) me rastin e 10-vjetorit të pranimit në familjen ndërkombëtare të futbollit.

Në një postim në Instagram, Infantino ka vlerësuar arritjet e futbollit kosovar gjatë dekadës së fundit dhe ndikimin pozitiv të tij tek gjeneratat e reja dhe tifozët, transmeton lajmi.net.

“Përgëzime Federatës së Futbollit të Kosovës për kremtimin e 10 viteve si federatë anëtare e FIFA-s. Gjatë dekadës së kaluar, futbolli në Kosovë ka vazhduar të rritet dhe të frymëzojë shumë lojtarë të rinj dhe tifozë”, shkruan Infantino.

Ai ka theksuar gjithashtu përkushtimin e vazhdueshëm të FIFA-s për mbështetjen e zhvillimit të futbollit në Kosovë, duke përmendur kontributin e ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, dhe punën që po vazhdon nën drejtimin e presidentit aktual, Agim Ademi, dhe ekipit të tij.

“FIFA mbetet e përkushtuar në mbështetjen e zhvillimit të lojës në Kosovë, i cili fillimisht u mbikëqyr nën udhëheqjen e Fadil Vokrrit dhe vazhdon edhe sot nga Agim Ademi dhe ekipi i tij”, thekson Infantino.

Kosova u bë anëtare e FIFA-s më 13 maj 2016, një moment historik për futbollin kosovar, që shënoi hyrjen e vendit në skenën ndërkombëtare. Që atëherë, përfaqësuesja dhe klubet kosovare kanë avancuar dukshëm, duke marrë pjesë e afirmuar në garat dhe turnetë ndërkombëtarë./lajmi.net/

 

Teilen: