Pronari i Milanit ka folur për situatën e kuqezinjve dhe nuk i ka kursyer kritikat ndaj futbollit italian.
Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për momentin e vështirë të kuqezinjve. Numri 1 i RedBird ka pasur disa kritika për futbollin italian: “Do të doja që të ketë më shumë përqendrim mbi temat kryesore: rëndësinë e infrastrukturës sportive, si ta modernizojmë futbollin italian, sepse Italia mungon në një tjetër Botëror, i treti radhazi. Dhe vazhdohet me polemika”.
Dhe pikërisht në lidhje me polemikat, Cardinale ka përfituar për të thumbuar Interin: “Nuk bëhet fjalë vetëm për Serie A. Bëhet fjalë që të mos shkosh në finale e Champions-it dhe të humbësh 5-0.
Bëhet fjalë që të luash në mënyrë kompetitive në Europë. Bëhet fjalë për diferencën nga 4 në 1 në të drejtën televizive mes Premier League dhe gjithë të tjerëve. Diferenca e futbollit italian është rritur. Vetëm se për mënyrën si funksioon bota sot, nuk mund ta zgjidhni pa pasur para”.