Friday, 15. May 2026
Futboll

Chelsea rikuperon 3 lojtarë titullarë para finales së FA Cup kundër Manchester City

GS 15/05/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Chelsea, Calum McFarlane, ka konfirmuar sot se tri nga lojtarët kyç të skuadrës së tij janë rikuperuar para ndeshjes finale të FA Cup që “blutë” e Londrës do të luajnë ditën e shtunë ndaj Manchester City.

Bëhet fjalë për Pedro Neto dhe Alejandro Garnacho. Të dy munguan në dy ndeshjet e fundit. “Ata janë stërvitur mirë këtë javë dhe duken në formë të shkëlqyer,” shpjegoi McFarlane: “Jam shumë i sigurt për ta.”

Emri i tretë është ai i portierit Robert Sánchez, i cili pësoi një dëmtim në kokë kundër Nottingham Forest. “Ai ka punuar shumë mirë në stërvitje dhe ne jemi të bindur për të shtunën,” shtoi trajneri i Chelsea.

Ndërkohë, gjendja e Reece James dhe Levi Colwill, të dy të kthyer së fundmi nga problemet përkatëse të lëndimeve, vazhdon të përmirësohet. “Janë lojtarë kyç që janë rikthyer në momentin vendimtar të sezonit”, tha Calum McFarlane.

Teilen: