Friday, 15. May 2026
Futboll

Bernardo Silva: Po e fiton titullin prej gabimeve tona, nuk më pëlqen loja e Arsenalit

GS 15/05/2026 1 Min. Lesezeit

Bernardo Silva minimizoi entuziazmin rreth Arsenalit në garën për titullin në Premier League, duke deklaruar se Manchester City do ta kishte fituar kampionatin në rrethana normale. Në një intervistë për “The Athletic”, mesfushori portugez pranoi rritjen e skuadrës së Mikel Artetës: “Është një grup që punon së bashku prej pesë vitesh. Është normale që janë pjekur dhe kanë nisur të luftojnë për titullin”.

Megjithatë, ai theksoi se nuk është i impresionuar nga loja e “Topçinjve”: “Nuk jam i dashuruar me lojën e Arsenalit, për mua rivali historik më i madh i City mbetet Liverpool”.

Silva u shfaq i zhgënjyer me sezonin e ekipit të Guardiolës dhe ia atribuoi kreun Arsenalit më shumë gabimeve të City sesa meritave të rivalëve: “Jam i bindur se, po të mos ishim në një sezon tranzicioni dhe të mos kishim bërë kaq shumë gabime, ne do ta kishim fituar këtë kampionat. Jo lehtësisht, por do ta kishim fituar. Është zhgënjyese”.

Dy javë nga fundi, Arsenali kryeson me vetëm dy pikë më shumë se City dhe ka një kalendar më të favorshëm, përballë Burnley dhe Crystal Palace.

 

Teilen: