Pasi dështoi të fitojë një trofe këtë sezon me Real Madridin, Vinicius Jr. po përballet me ndarjen nga partnerja e tij, Virginia Fonseca. Modelja braziliane u nda prej sulmuesit me një postim në rrjetet sociale:
“Ndërsa ishim bashkë, iu përkushtova plotësisht vetes, siç bëj me çdo gjë që ndërmarr në jetë”, shkroi ajo. “Gjatë jetës sime, kam mësuar të mos negocioj kurrë atë që është e panegociueshme për mua. Pra, kur diçka nuk ka më kuptim, preferoj të kem pjekurinë për t’i dhënë fund marrëdhënies në mënyrë miqësore sesa të qëndroj bashkë vetëm për hir të qëndrimit bashkë.
Sot, kemi zgjedhur të respektojmë rrugët e njëri-tjetrit. I uroj Vinícius gjithë lumturinë dhe suksesin e botës, dhe i them të gjitha këto me shumë dashuri”.
Një lamtumirë paqësore, pra, me brazilianin që përgatitet të luajë në Kupën e Botës si beqar.