Ballkani ka shënuar fitore me përmbysje të rezultatit ndaj Prishtinës së Re, ekip që dy herë ishte në epërsi.
Të dielën në Suharekë, Ballkani fitoi me rezultatin e ngushtë 3:2 dhe me këtë fitore mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 58 pikë të tubuara.
Prishtina e Re, e mbylli pjesën e parë me epërsi 1:0 dhe të dy golat për këtë ekip që pas një sezoni në Superligë, do të kthehet në Ligën e Parë, i realizoi Nedim Mekiq.
Ndërkohë, golat për Ballkanin i shënuan Giovanni Ribeiro, Anel Shabanaxhoviq e Almir Kryeziu.
Teilen: