Sunday, 17. May 2026
Sport

Ferizaj barazon me Prishtinën dhe bie nga Superliga

GS 17/05/2026 1 Min. Lesezeit

Prishtina dhe Ferizaj, kanë ndarë pikët në ndeshjen që e luajtën në kuadër të xhiros së 34-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Të dielën, në kampin nacional të FFK-së në Hajvali, Prishtina dhe Ferizaj luajtën 3:3.

Me këtë barazim, Prishtina ka 46 pikë kurse Ferizaj renditet i parafundit në tabelë me 36 pikë të mbledhura kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të këtij sezoni.

Në fakt, Ferizaj së bashku me Prishtinën e Re, tashmë kanë konfirmuar rënien nga elita dhe sezonin e ardhshëm do të bëjnë gara në Ligën e Parë të Kosovës.

Golat për Prishtinën në këtë përballje i realizuan Albin Krasniqi dhe Rin Ahmeti që realizoi dy herë kurse për Ferizajn shënuan Ruben Silva-Richars, Betim Haxhimusa dhe Ade Oguns.

Teilen: