Kombëtarja iraniane e futbollit është nisur drejt Turqisë, ku do të luajë një miqësore para se të fluturojë drejt SHBA-ve për të marrë pjesë në Kupën e Botës. Lajmi është bërë i ditur nga mediet iraniane.
“Kombëtarja e Iranit, e përbërë nga 22 futbollistë dhe stafi teknik, është nisur sot në mëngjes për në Antalia, Turqi, për të luajtur miqësoren e fundit para se shkojë në SHBA për Botërorin 2026”, – shkruan agjencia e shtypit Tasnim.
Në Antalia Irani shpreson në fakt të luajë dy ndeshje miqësore, por deri tani është konfirmuar vetëm ajo kundër Gambias më 29 maj.
Lojtarët duhet të shfrytëzojnë qëndrimin e tyre në Turqi edhe për të kompletuar procedurat e kërkuara për vizën për në SHBA, në kontekstin e konfliktit mes Teheranit dhe Washingtonit.
Pas kualifikimit për herë të 4-t radhazi në Kupën e Botës, Irani do të stabilizohet në Tucson, Arizona, para se të nisë aventurën më 15 qershor në Los Angeles, kundër Zelandës së Re. Irani do të ndeshet pastaj me Belgjikën më 21 qershor, kurse ndeshja e fundit në grup është ajo ndaj Egjiptit më 26 qershor në Siattle