Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka zënë vend në formacionin e javës në Serie A, të publikuar të hënën nga “Calciomercato”.
Rrahmani është vlerësuar për paraqitjen e tij të fundit te Napoli, ekip që triumfoi në udhëtim te Pisa, në kuadër të xhiros së 37-të.
Napoli fitoi me rezultatin 3:0, ndërsa Rrahmani krahas lojës së mirë, arriti të shënoj edhe gol në minutën e 27-të.
Goli i Rrahmanit dyfishoi epërsinë e Napolit, ndërsa mbrojtësi kosovar u vlerësua lart për paraqitjen e tij në këtë përballje.
“Nëse ai do të kishte qenë në formë të mirë gjatë gjithë vitit, siç ndodhi vitin e kaluar, Napoli do të kishte mbetur në garën për titullin e kampionit deri në fund. prapa në garën për Scudetto shumë më vonë. Goli i tij në Pisa konfirmoi pjesëmarrjen e Napolit në Ligën e Kampionëve”, ka shkruar sajti italian për Rrahmanin.
Rrahmani 32-vjeçar, këtë sezon ka pasur telashe me lëndime por së shpejti pritet të firmos kontratën e re me skuadrën e Napolit.
Në 26 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, Rrahmani ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 1 asistim në Serie A.