Falë triumfit në “Internazionali” të Italisë, trofeu i 5-të radhazi i vitit në një Masters 1000, Jannik Sinner e ka çuar në 2740 pikë avantazhin ndaj rivalit Carlos Alcaraz. Spanjolli është ende jashtë fushave për shkak dëmtimi dhe është e sigurt se Sinner do të jetë numri 1 në renditjen Atp, sido që të shkojnë Roland Garros dhe Championships.
Aktualisht Sinner ka 14700 pikë kundrejt 11960 pikëve të Alcaraz, i cili e ka humbur edhe Slam-in parisien. Duke hequr 2025 pikët mes Roland Garros dhe Wimbledon, Sinner do të kishte virtualisht 11400 pikë, kurse Alcaraz 8160. Italiani mund të mbështetet te një marzh prej 3240 pikësh, një avantazh që Alcaraz nuk mund ta arrijë edhe nëse fiton në barin e Wimbledon-it.
Në klasifikimin e ri të meshkujve mbajnë vendin e tretë dhe të katërt Alexander Zverev dhe Novak Djokoviç. Ka fituar një vend Ben Shelton, i 5-ti, duke kaluar Felix Auger-Aliassime, tani në vend të 6-të. Medvedev, Fritz, de Minaur dhe Bublik kompletojnë Top-10.