Monday, 18. May 2026
Sport

Mourinho ka marrëveshje me Realin, firmos deri më 2028

GS 18/05/2026 1 Min. Lesezeit

Portugezi Jose Mourinho, do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Real Madridit, kanë raportuar mediumet në Spanjë të hënën.

Mourinho ka arritur marrëveshje dyvjeçare me Real Madridin, e cila do të bëhet zyrtare javën e ardhshme.

Me marrëveshjen mes palëve, Mourinho do të jetë në krye të Real Madridit deri në verën e vitit 2028, si dhe ka opsionin e rinovimit të kontratës edhe për një vit tjetër.

Zyrtarizimi i Mourinhos si trajner i Real Madridit do të bëhet pas përfundimit të ndeshjes me Athletic Bilbaon, e cila luhet të dielën dhe është e fundit për sezonin aktual në La Liga.

Kështu që, Mourinho rikthehet në “Santiago Bernabeu” pas 13-të vjetësh, duke e zëvendësuar në postin e trajnerit Alvaro Arbeloan.

Mourinho do të largohet nga Benfica për të marrë drejtimin e Real Madridit, ekip që e pati udhëhequr prej vitit 2010 deri në vitin 2013.

Teilen: