Jose Mourinho e ka kompletuar marrëveshjen me Real Madridin
.
“Special One” do t’i jep fund qëndrimit te Benfica për t’u kthyer te gjiganti madrilen pas më shumë se një dekade.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se gjithçka është kompletuar në parim, ku ka mbetur vetëm nënshkrimi i dokumenteve. Ndër të tjera ai do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare.
“Jose Mourinho te Real Madridi, e kryer. Të gjitha palët kanë arritur marrëveshje, në pritjeve vetëm nënshkrimi”.
“Plani është për kontratë dyvjeçare, Jose Mourinho do të udhëtojë për Madrid pas ndeshjes Real – Bilbao”, shkroi ai.
Ndërkohë, Real Madridi pritet të jetë aktiv edhe në afatin e verës, ku pritet një rindërtim i skuadrës galaktike.
Teilen: