Gjermani Hansi Flick do të vazhdojë ta drejtojë skuadrën e Barcelonës.
Kampionia e Spanjës të hënën njoftoi se Flick e ka vazhduar kontratën me Barcelonën dhe do të jetë në krye deri në vitin 2028.
Flick në krye të Barçës ëhstë nga vera e vitit 2024. Këtë skuadër e udhëhoqi drejt dy titujve të Spanjës, Kupës së Mbretit në vitin 2025 dhe dy Superkupave spanjolle.
Flick 61-vjeçar, vlerësohet shumë në Spanjë. Synim e ka që Barçën ta kthejë në krye të futbollit evropian, përkatësisht që ta fitojë Championsin.
Flick ka drejtuar edhe Bayernin e Hoffenheimin, kurse ishte edhe selektor i Gjermanisë.
Teilen: