Ka nisur ditën e sotme Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë, event në të cilin marrin pjesë 20 skuadra nga vende të ndryshme të Europës.
Etapa e Parë, Tiranë-Lezhë, e gjatë 177 kilometra, u fitua nga belgu Kjell Cooman. Në vendin e dytë u rendit Timotej Bavec, ndërsa i treti doli çiklisti Alin Toader.
Nesër do të zhvillohet etapa e dytë e Turit Çiklistik të Shqipërisë, Lezhë-Elbasan.
Teilen: