Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, mund të kthehet të luajë në Turqi.
Në garë për transferimin e Muriqit nga Mallorca ka hyrë kampioni i Turqisë, Galatasaray, ka raportuar “Fotomaç”.
“Galatasaray ka shtuar në listën e dëshirave Vedat Muriqin, i cili luan për Mallorcan”, shkruan mediumi turk.
Muriqi është kërkesë e trajnerit Okan Burak.
Trajneri turk e njeh Muriqin nga e kaluara te Rizespori. Muriqi ka shënuar 22 gola në La Liga këtë edicion. Ai kërkohet edhe nga Fenerbahçe.
Teilen: