Tuesday, 19. May 2026
Sport

​Zyrtare: Rolando Maran emërohet përzgjedhës i Shqipërisë

GS 19/05/2026 1 Min. Lesezeit

Pas largimit të Sylvinho, Federata Shqiptare e Futbollit ka emëruar italianin Rolando Maran në stolin kuq e zi.

Tekniku 62-vjeçar ka një karrierë të gjatë në futbollin italian, kryesisht në Serie A dhe Serie B. Maran ka drejtuar skuadra të njohura si Cagliari, Genoa, Chievo Verona, Catania dhe Brescia. Periudha më e suksesshme e tij konsiderohet ajo te Chievo, ku qëndroi për afro katër sezone në elitën italiane dhe fitoi reputacion si trajner i organizimit taktik dhe disiplinës defensive.

Maran e nisi karrierën si trajner në vitin 1997, menjëherë pas tërheqjes nga futbolli aktiv, ndërsa gjatë viteve ka grumbulluar mbi 600 ndeshje si teknik profesionist. Sistemi i tij i preferuar është 4-3-1-2, ndërsa njihet si trajner me eksperiencë të madhe në menaxhimin e skuadrave nën presion.

Teilen: