Enzo Maresca do ta zëvendësojë Pep Guardiolan në postin e trajnerit te skuadra e Manchester Cityt.
Mediumet angleze kanë raportuar se Guardiola do të largohet nga City në fund të këtij sezoni, saktësisht spanjolli do të përshëndetet pas duelit me Aston Villan që zhvillohet të dielën në stadiumin “Etihad”.
Maresca ishte pjesë e shtabit teknik të Guardiolas, ndërsa këtë sezon drejtoi skuadrën e Chelseat, përpara se të shkarkohet muaj më parë.
Thuhet se marrëveshja mes Cityt dhe Marsecas tashmë është arritur dhe gjithçka do të bëhet zyrtare pas lamtumirës së Guardiolas.
Guardiola është në krye të Cityt prej vitit 2016 dhe ka vendosur të largohet përkundër që kontrata me ekipin anglez i skadon në verën e vitit të ardhshëm.
Nën drejtimin e Guardiolas, City ka fituar gjithçka që mund të fitohet apo në total 20 trofe, përfshirë gjashtë tituj kampioni të Anglisë dhe një Ligë të Kampionëve.