Tuesday, 19. May 2026
Sport

Neuer portier i parë i Gjermanisë në Botërorin 2026, Nagelsmann i telefonon Baumann për t’i komunikuar vendimin

GS 19/05/2026 1 Min. Lesezeit

Manuel Neuer do të jetë portieri i parë i Gjermanisë në Botërorin 2026. Sipas medieve gjermane Julian Nagelsmann i ka telefonuar mbrëmjen e kaluar Oliver Baumann-it për t’i komunikuar vendimin e tij.

Nga biseda e bërë portieri i TSG 1899 Hoffenheim ka pranuar që të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe pse ndihet i zhgënjyer për vendimin që ka marrë komisari teknik i katër herë kampionëve të botës.

Teilen: