Tuesday, 19. May 2026
Sport

Nervozizmi në fushë Locatelli-Vlahovic, gjobë e majme për dy lojtarët nga Juventusi

GS 19/05/2026 1 Min. Lesezeit

Dy lojtarët u bënë protagonistë të një zënke verbale në distancë gjatë ndeshjes së fundit me Fiorentinën.

Nervozizmi për humbjen e fundit në kampionat do t’u kushtojë shtrenjtë dy lojtarëve të Juventusit, Dushan Vlahovic dhe Manuel Locatelli. Të dielën që lamë pas ata ishin protagonistë të një përplasjeje verbale gjatë ndeshjes me Fiorentinën.

Kjo zënkë nuk kaloi pa u vënë re nga tifozët e pranishëm në “Allianz Stadium” dhe menjëherë kaloi në rrjetet sociale, duke e detyruar Juventusin të marrë masa. Të dy kanë marrë një gjobë të majme, 41 mijë euro.

Një qëndrim nga klubi për t’i dhënë një sinjal të qartë skuadrës në prag të derbit të së dielës së ardhshme, vendimtar për garën e Champions-it. Bardhezinjtë nuk janë më zotër të fatit të tyre, pasi varen nga rezultatet e Milanit, Romës dhe Como-s.

Teilen: