Tuesday, 19. May 2026
Sport

Dalin në shitje biletat për finalen e Kupës së Kosovës

GS 19/05/2026 1 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të martën ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes finale të Kupës së Kosovës.

Në finalen e kësaj gare, do të përballen Ferizaj – Dukagjini, skuadra që kërkojnë trofeun e parë të Kupës së histori të klubit.

Kjo ndeshje zhvillohet të enjten nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në njoftimin e FFK-së, thuhet se biletat kanë dalë në shitje dhe ato mund të blihen në platformën online në internet.

Çmimi i biletave për ta parë këtë ndeshje nga afër, është prej 3 eurove në jug dhe veri, për të vazhduar me 5 euro në lindje, pastaj 10 euro në perëndim dhe 30 euro për biletën VIP.

Skuadra që triumfon në Kupën e Kosovës, siguron pjesëmarrjen në garat e UEFA-s për sezonin e ardhshëm.

Teilen: