Tuesday, 19. May 2026
Sport

Ramadani në dyshim te Lecce për duelin vendimtar

GS 19/05/2026 1 Min. Lesezeit

Ylber Ramadani ka gjasa ti mungojë skuadrës së Lecces në ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni, kanë raportuar mediumet italiane.

Lece, të dielën mbrëma luan në shtëpi kundër Genoas dhe duhet ta fitojë patjetër këtë përballje për të siguruar qëndrimin në Serie A edhe për sezonin e ardhshëm.

Në ndeshjet e fundit të sezonit, Lecce mund të jetë pa Ramadanin, njërin prej lojtarëve kryesor të ekipit dhe mesfushorëve më të dalluar në kampionat.

Ramadani nuk ka stërvitur fare të martën me ekipin për shkak të lëndimit që e pësoi në duelin e fundit me Sassuolon, ndeshje që Lecce e fitoi 3:2 por mesfushori u zëvendësua në fund të saj.

Bëhet e ditur se situata e Ramadanit do të monitorohet ditëve në vazhdim dhe te Lecce po shpresojnë që mesfushori të jetë i gatshëm për lojë.

30-vjeçari këtë sezon ka 36 ndeshje të luajtura në Serie A dhe 1 gol të shënuar.

 

Teilen: