Tuesday, 19. May 2026
Sport

Alcaraz nuk rikuperon në kohë, rrezikon pjesëmarjen në Wimbledon

GS 19/05/2026 1 Min. Lesezeit

Dyshimet rreth Carlos Alcaraz dhe rikthimit të tij në fusha vazhdojnë të rriten. Pasi humbi turne si “Mutua Madrid Open”, “Italian Open” dhe “Roland Garros” për shkak të dëmtimit të kyçit të djathtë që pësoi në “Barcelona Open Banc Sabadell”, tani të gjithë pyesin nëse ai do të jetë i gatshëm në kohë për të qenë pjesë e “Wimbledon”.

Grand Slam i Londrës fillon më 29 qershor dhe, megjithëse qëllimi për lojtarin nga Murcia dhe ekipin e tij mbetet rikthimi në kohë për këtë event, gjithçka do të tentohet, por pa marrë rreziqe të panevojshme.

Rehabilitimi vazhdon hap pas hapi dhe nuk përjashtohet mundësia për të anashkaluar sezonin e fushave me bar për t’u përqendruar në sezonin e fushave të forta në Shtetet e Bashkuara.

Teilen: