Tuesday, 19. May 2026
Sport

Decathlon TANI online

GS 19/05/2026 2 Min. Lesezeit

Produktet tuaja të preferuara sportive tani janë vetëm një klik larg!

Që nga sot, 19 Maj, ora 19:00, Decathlon është zyrtarisht online. Tani, gjithçka që ju nevojitet për sportin dhe aktivitetet tuaja të preferuara mund ta gjeni dhe ta porosisni online, shpejt, lehtë dhe nga çdo vend.

Në platformën online do të mund të eksploroni mijëra produkte sportive për çdo nivel dhe çdo disiplinë sportive, nga veshjet dhe këpucët sportive, deri te pajisjet për fitness, hiking, kamping, çiklizëm, futboll, not, running dhe aktivitete outdoor. Çdo produkt është krijuar për t’ju ndihmuar të lëvizni më shumë, të ushtroheni më mirë dhe të shijoni sportin në maksimum.

Platforma e re online është ndërtuar për ta bërë eksperiencën e shopping-ut më praktike dhe më komode, duke ju mundësuar të gjeni më lehtë produktet që kërkoni, të eksploroni kategori të ndryshme sportive dhe të porosisni me vetëm disa klikime.

Me këtë lansim, Decathlon sjell edhe më pranë komunitetit eksperiencën e saj sportive, duke ofruar akses më të lehtë në produkte cilësore dhe duke vazhduar misionin për ta bërë sportin të qasshëm për secilin.

Bëhuni gati të zbuloni një mënyrë të re të shopping-ut sportiv dhe gjithçka që ju nevojitet në një vend të vetëm.

Vizitoni: decathlonkosovo.com.

Teilen: