Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë ka vijuar me etapën e dytë Lezhë – Elbasan në një gjatësi prej 149.9 kilometra. Çiklistët përshkuan një itinerar të gjatë dhe sfidues duke dhuruar rivalitet të fortë deri në metrat e fundit të garës.
Fitues i kësaj etape u shpall sllovaku Samuel Fedor, i cili tregoi formë të shkëlqyer dhe menaxhoi në mënyrën më të mirë sprintin final.
Në vendin e dytë u rendit zvicerani Zhylien Haldiman, ndërsa podiumi u plotësua nga belgu Lenz Dekabuter. Pas përfundimit të dy etapave të para, kryesimin e renditjes së përgjithshme e mban belgu Kjell Koman.
Etapa e tretë është ajo Elbasan – Vlorë, e gjatë 172.4 km, me nisjen që do të bëhet në orën 12:00.
Teilen: