Tuesday, 19. May 2026
Sport

Ndeshja që mund ta shpallë Arsenalin kampion sonte

GS 19/05/2026 1 Min. Lesezeit

Sonte në mbrëmje, sytë e gjithë adhuruesve të Premier League do të jenë nga stadiumi “Vitality”, ku Bournemouth pret Manchester City-n në një ndeshje që mund të vendosë fatin e titullit kampion dhe t’i dhurojë trofeun Arsenalit.

Pas fitores 1-0 të Arsenalit ndaj Burnley-t, City ndodhet 5 pikë prapa dhe çdo rezultat tjetër përveç fitores sonte do t’u dorëzonte zyrtarisht titullin “Topçinjve”.

Ndeshja do të luhet sonte në ora 20:30.

Misioni për skuadrën e Pep Guardiolës – i cili sapo ka tronditur botën e futbollit me lajmin se do të largohet nga City në fund të sezonit – nuk do të jetë aspak i lehtë. Bournemouth po kalon një formë fantastike me 16 ndeshje pa humbje dhe kërkon pikë për të siguruar Europën, në atë që do të jetë gjithashtu ndeshja e fundit si vendas për trajnerin e tyre, Andoni Iraola.

Nëse “Cityzens” gabojnë në këtë transfertë të vështirë në bregdetin jugor, festa e titullit në Londër mund të nisë që sonte.

Teilen: