Wednesday, 20. May 2026
Sport

Play-off NBA/ Përmbysje e çmendur në New York, Knicks poshtin Cavaliers duke u anuluar 22 pikë në 8’

GS 20/05/2026 1 Min. Lesezeit

Në më pak se tetë minuta nga fundi i ndeshjes së parë të finaleve të Konferencës së Lindjes, Knicks arritën që të fitonin një ndeshje, të cilën po e humbnin me 22 pikë diferencë me rivalët nga Cleveland.

Për të vendosur fituesin e duelit në “Madison Square Garden” skuadrat patën nevojë për kohën shtesë pas së cilës buzëqeshën vendasit, të cilët fituan me shifrat 115-104.

Ky sukses i vendasve u arrit falë një performance historike të Jalen Brunson, i cili ishte autor i 38 pikëve. Lojtari i Neë York ishte vendimtar në shifrat e pjesshme 44-11 të Knicks në minutat e fundit.

Për Cavs nuk mjaftuan 29 pikët e Donovan Mitchell (vetëm tre në periodën e katërt dhe kohë shtesë) dhe 15 të James Harden, i cili në fund të ndeshjes u sulmua dhe u kalua shpesh herë nga lojtyarët e Knicks.

Për New York kjo ishte fitorja e tetë radhazi në këto play-off, ndërsa në serinë me Cleveland ishte e para e një dueli që vlen finalet e mëdha.

Teilen: