Wednesday, 20. May 2026
Sport

Muriqi më afër Galatasarayt, Buruk kontakton me “Piratin”

GS 20/05/2026 2 Min. Lesezeit

Skuadra e Galatasarayt ka ndërmarrë hapa konkret në lidhje me transferimin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Mediumi “Haberler” ka zbuluar të mërkurën se trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk personalisht është marrë me çështjen Muriqi.

Mësohet se Buruk e ka kontaktuar personalisht Muriqin për ta bindur që t’i bashkohet Galatasarayt, ndërsa sulmuesi i Mallorcas është i hapur për t’u rikthyer në Turqi.

Në bisedën telefonike, trajneri Buruk i ka bërë me dije Muriqin se dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij te Galatasaray në sezonin e ri, ndërsa së shpejti ekipi nga Turqia pritet të ndërmarrë veprime për të siguruar shërbimet e tij.

Buruk e njeh mirë Muriqin pasi kanë punuar së bashku te Rizespori dhe gjasat janë të mëdha që sulmuesi 32-vjeçar të jetë sërish nën urdhrat e trajnerit nga Turqia.

Madje, tifozët e Galatasarayt po e presin me entuziazëm të madh transferimin e Muriqit, i cili ka kontratë me skuadrën e Mallorcas deri në vitin 2029.

Muriqi ka shkëlqyer këtë sezon në kampionatin spanjoll, ku ka realizuar 22 gola në 36 paraqitje dhe është golashënuesi i dytë në La Liga.

Teilen: