Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar klubin e basketbollit KB Trepça për shpalljen kampion të Kosovës, duke e cilësuar basketbollin si një nga “xhevahirët” e qytetit të Mitrovicës.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka përgëzuar klubin, tifozët dhe qytetin e Mitrovicës për triumfin e tretë radhazi në basketbollin kosovar.
“Urime klubit, tifozëve dhe mbarë Mitrovicës për titullin kampione e Kosovës në basketboll, për të tretën herë radhazi”, ka shkruar Kurti.
Ai ka vlerësuar traditën sportive të qytetit të minatorëve, duke theksuar se Mitrovica gjithmonë është dalluar jo vetëm për industrinë, por edhe për sportin, artin dhe kulturën.
Teilen: