Thursday, 21. May 2026
Sport

Xhaka fiton çmimin kryesor te Sunderlandi

GS 21/05/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Granit Xhaka është shpërblyer për paraqitjet e mira në sezonin aktual me fanellën e skuadrës së Sunderlandit.

Xhaka është shpallur lojtari më i mirë i sezonit te Sunderlandi, në një ceremoni të organizuar të mërkurën mbrëma nga klubi anglez.

Ai është përshkruar si zemra e mesfushës së Sunderlandit, një lider brenda dhe jashtë fushës, i cili ka luajtur rol kyç gjatë tërë sezonit, ku ekipi ka arritur të sigurojë qëndrimin në Premier League.

“Kapiteni ynë. Lideri ynë. Lojtari ynë i sezonit. Përgëzime, Granit Xhaka”, ka shkruar Sunderlandi në rrjetet sociale.

Xhaka verën e shkuar iu bashkua Sunderlandit, ekip që u rikthye në elitën e futbollit anglez nga Bayer Leverkuseni, duke firmos kontratë deri në vitin 2028.

Ai është kapiten i Sunderlandit dhe në sezonin aktual, ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 6 asistime në 33 ndeshje në Premier League kurse në total ka 35 paraqitje deri më tani në të gjitha garat.

Teilen: