Thursday, 21. May 2026
Sport

Ferizaj – Dukagjini, finalja e Kupës së Kosovës

GS 21/05/2026 2 Min. Lesezeit

Ferizaj – Dukagjini, është finalja e Kupës së Kosovës, me të dyja skuadrat që synojnë për herë të parë trofeun e kësaj gare.

Finalja e Kupës së Kosovës, luhet sot në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim në orën 20:00.

Për Ferizajn, kjo është finalja e tretë kurse Dukagjini paraqitet për herën e katërt në këtë finale, e cila është historike për dy klubet pasi njëri do të triumfojë në Kupën e Kosovës.

Të dyja ekipet janë përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe presin të kenë përkrahje nga tribunat e stadiumit për suksesin historik.

Për dallim prej Ferizajt që humbi garën e mbijetesës në Superligë dhe sezonin e ardhshëm do të paraqitet në Ligën e Parë, Dukagjini është ende në garë por për t’i ikur pozitës së tetë, e cila dërgon në barazh.

Sikurse te Ferizaj edhe te Dukagjini ka optimizëm për ta fituar këtë trofe, sidomos kur në krye të ekipit është trajneri Arsim Thaqi, i cili sezonin e shkuar triumfoi në Kupë por me skuadrën e Prishtinë.

Kupa është rruga më e shkurtër për dalje në Evropë, përkatësisht për raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

E këtë rrugë po shpresojnë ta përfundojnë në mënyrën më të mirë të mundshme Ferizaj apo Dukagjini.

Teilen: