Mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli, është kthyer në stërvitje te skuadra e Torinos, ka shkruar të enjten sajti “toro.it”.
Ismajli i ka munguar Torinos në tri ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi në kofshë.
Torino është duke u përgatitur për ndeshjen e fundit të edicionit 2025/26. Torino të dielën nga ora 20:45 e luan derbin qytetit ndaj Juventusit, në kuadër të xhiros së fundit të Serie A.
Qendërmbrojtësi 29-vjeçar pritet të luaj nga minuta e parë ndaj “Zonjës së Vjetër”.
Ai është përballur me lëndime të shumta këtë edicion. Ka munguar në plot 17 ndeshje.
Ismajli në 26 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka kontribuar me një asistim.
Teilen: