Thursday, 21. May 2026
Sport

Trepça rinovon kontratën me Kenny Hasbrouck

GS 21/05/2026 1 Min. Lesezeit

Pas një sezoni historik dhe triumfit në elitën e basketbollit kosovar, KB Trepça ka nisur menjëherë punën për ndërtimin e skuadrës për edicionin e ardhshëm.

Klubi mitrovicas ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me basketbollistin amerikan Kenny Hasbrouck edhe për një vit tjetër.

Lajmi është pritur me entuziazëm të madh nga tifozët “Torcida”, pasi Hasbrouck ishte një nga lojtarët kyç në rrugëtimin e Trepçës drejt titullit kampion.

Drejtuesit e klubit e konsiderojnë vazhdimin e bashkëpunimit me Hasbrouck si një hap shumë të rëndësishëm për ruajtjen e boshtit të ekipit kampion. Trepça synon që edhe në sezonin e ardhshëm të mbetet pretendente kryesore për trofetë vendorë, por edhe të paraqitet denjësisht në garat ndërkombëtare.

Teilen: