Alvaro Arbeloa ka njoftuar se nuk do të jetë trajner i Real Madridit pas përfundimit të edicionit.
43-vjeçari e bëri të ditur një gjë të tillë në konferencën për shtyp të premten, para ndeshjes ndaj Athletic Bilbaos që luhet të shtunën.
Spanjolli e mori drejtimin e ekipit në janar, pas shkarkimit të Xabi Alonsos. Real Madridi e mbylli edicionin pa trofe të fituar, ndërsa trajner i ri pritet të jetë portugezi Jose Mourinho.
“Reali ka qenë shtëpia ime për 20 vjet. Kjo do të jetë ndeshja ime e fundit. Nuk e di nëse do të jetë e fundit e jetës time, sepse asnjëherë nuk i dihet”, ka thënë Arbeloa.
Teilen: