Friday, 22. May 2026
Sport

Guardiola merr detyrë të re, City do t’i dedikojë një statujë në “Etihad Stadium”

GS 22/05/2026 1 Min. Lesezeit

Vetëm pak orë pas zyrtarizimit të lamtumirës nga “Etrihad Stadium”, Josep Guariola ka një punë të re. Trajneri ka deklaruar se vitin që vjen nuk do të marrë përsipër asnjë ekip, por duket se nuk do të qëndrojë larg futbollit.

Ai është emëruar ambasador i “City Football Group” dhe do të ndajë përvojën e tij me këtë organ, që kontrollon disa skuadra në botë.

Ndeshja me Aston Villa-n do të jetë e fundit për Guardiola-n në “Etihad Stadium”, por klubi ka vendosur që të nderojë spanjollin duke i dedikuar një sektor të impiantit. Pjesa veriore e “Etihad Stadium” do të mbaj emrin e 55-vjeçarit ndërsa përballë saj do të vendoset edhe një statujë e katalanasit.

Teilen: