Real Madridi ka njoftuar të premten se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin David Alaba për t’i dhënë fund bashkëpunimit.
Alaba do të largohet nga madrilenët në fund të këtij edicioni.
Alaba ka luajtur për Real Madridin në 131 ndeshje përgjatë pesë edicioneve. Ka fituar dy Liga të Kampionëve, dy Botërorë të klubeve, dy Superkupa të Evropës, dy tituj të La Ligas, Kupën e Mbretit dhe dy Superkupa të Spanjës.
Mbrojtësi i Austrisë ndeshjen e fundit do ta ketë të dielën, kur do t’i bëhet nderim i veçantë.
Mbrojtësi 33-vjeçar më herët ka luajtur për Bayernin.
Teilen: