Friday, 22. May 2026
Sport

Kosova nis aventurën në Ligën B në shtator, zbulohet stadiumi dhe data e sfidës me Austrinë

GS 22/05/2026 1 Min. Lesezeit

Kosova do ta hapë në shtator kapitullin e ri në Ligën e Kombeve, këtë herë si pjesë e Ligës B, ku e presin përballje të forta kundër Austrisë, Izraelit dhe Republikës së Irlandës.

Një nga ndeshjet më interesante të këtij cikli do të zhvillohet në kryeqytetin austriak, transmeton lajmi.net.

Federata Austriake e Futbollit ka konfirmuar se sfida mes Austrisë dhe Kosovës do të luhet në stadiumin legjendar “Ernst Happel” në Vjenë, më 26 shtator, në ora 18:00.

Interesimi për këtë duel pritet të jetë i madh edhe nga tifozët kosovarë që jetojnë në Austri dhe vendet përreth, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se shitja e biletave fillon më 3 qershor në orën 14:00 dhe mund ti bleni online në faqen: www.oefb.at/tickets./lajmi.net/

Teilen: